Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se ata u ndaluan në zonën e Firences pas një aksioni kundër lëndëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni, karabinierët konstatuan se shqiptarët mbanin në makinë një sasi droge prej 8 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.
Të arrestuarit janë të moshave 25 dhe 33 vjeç. 25-vjeçari, i cili po drejtonte makinën tip ‘Fiat Punto’ ka bërë që të shtohen dyshimet tek autoritetet, të cilat më pas gjetën të fshehur sasinë e drogës në një pjesë të makinës.
Më pas karabinierët kontrolluan edhe banesën e shqiptarit tjetër ku gjetën një laborator të mirëfilltë droge.