Vendosni fjalën kyçe....

Ben Affleck hapet për varësinë ndaj alkoolit: Pjesë e jetës sime, jam me fat që kam Jennifer


Aktori i famshëm amerikan, Ben Affleck , hapet për problemet e tij me alkolin dhe me përpjekjet për t’u rehabilituar.

“Nuk më shqetëson të flas për alkoolizmin. Të qenurit i alkoolizuar është pjesë e jetës sime. Është diçka që unë e di,”, është shprehur Affleck për moderatoren Hoda Kotb në “Today Show”.

Aktori 46-vjeçar hyri në një qendër rehabilitimi për të tretën herë në gusht të 2018-ës dhe ish-bashkëshortja e tij Jennifer Garner ka qenë krah tij gjatë gjithë kësaj periudhe.

Madje ajo është parë duke e dërguar atë në qendrën e rehabilitimit.

Ylli i “Batman” tha se pavarësisht betejës së tij me alkoolin, është një baba i mirë dhe falënderoi ish-bashkëshorten: “Kur dikush është nëna e fëmijëve tuaj sigurisht që ka një rol të rëndësishëm qendror në jetën tënde dhe kjo është gjë e mirë,”-tha Affleck. “Jam me fat që fëmijët e mi kanë një nënë të mrekullueshme dhe kjo na ndihmon që të kujdesemi së bashku për ta. Baballarët janë kaq të rëndësishëm për fëmijët dhe është përgjegjësia jonë që të jemi atje për ta, të jemi të vetëdijshëm, të vëmendshëm, të jemi pjesë e jetës së tyre … të jemi njësoj së nënat e tyre.”

Madje i pyetur nëse e do ende atë, ai tha: “Sigurisht, ajo është e mrekullueshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *