Vendosni fjalën kyçe....

Bugatti prodhon makinën më të shtrenjtë në botë, e shet brenda pak sekondash (Fotot)


Kompania e makinave luksoze, “Bugatti”, zbuloi veturën e re sportive, kur makina u ble nga një blerës misterioz për shumën rekord prej 16.7 milionë eurosh.

Superautomobili i ri, i quajtur “La Voiture Noire” (Vetura e zezë), debutoi publikisht të martën në ekspozitën ndërkombëtare të automobilave të Gjenevës në Zvicër.

Shuma e shpenzuar nga një gjerman i panjohur për makinën e re më të shtrenjtë të ndërtuar ndonjëherë, mjafton për të blerë mbi 500 makina Tesla “Model 3s”.

Prodhuesi prodhoi vetëm një kopje të La Voiture Noire për të festuar përvjetorin e 110-të të Bugatit.

Sipas kompanisë, “supermakina” me 6 marmita është e pajisur me një motor tetë litërsh që ka 16 cilindra dhe 1500 kuaj fuqi.

Mjeti i ri thuhet se është një homazh për legjendën tipike “Bugatti” të tipit “SC Atlantic”, e cila u prodhua në vitet 1930.

Kompania nuk e ka zbuluar emrin e blerësit i cili rrëmbeu makinën por disa burime në industrinë e makinave thanë për “CNBC” se makina luksoze është blerë nga ish-kreu i grupit “Volkswagen”, Ferdinand Piech, i cili është i njohur për koleksionin e tij të makinave me performancë të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *