Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Zgjerimit të BE-së zbarkon në Tiranë, një javë pas delegacionit të PE-së



Drejtori i Negociatave për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Christian Danielsson, pritet të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë. 

Danielsson do zhvillojë nesër takime me krerët e lartë të shtetit dhe politikës lidhur me situatën politike në Shqipëri. 

Në vitin 2013, Danielsson u emërua drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të BE-së ndërsa që prej vitit 2015 mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Negociatave për Zgjerimin e BE-së.

 Para një jave në Tiranë mbërriti një delegacion prej 7 anëtarësh i Parlamentit Evropian. Ata zhvilluan një sërë takimesh me krerët e shtetit dhe politikës.

Në konferencën për shtyp ata deklaruan se palët politike duhet të ulen në bisedime për gjetjen e krizës ndërsa theksuan e vendi i opozitës është në parlament duke u shprehur kundër djegies së mandatave nga ana e deputetëve të opozitës.

Të pyetur nga gazetarët ata pohuan se në zgjedhet e fundit kishte pasur shitblerje votash por kjo nuk kishte ndikuar në rezultat ndërsa nuk iu përgjigjën pyetjes lidhur me paralizimin e sistemit gjyqësor në vend për shkak të vettingut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *