Gazetari italian Bruno Vespa, e ka përballur kryeministrin Edi Rama me pamjet e protestave të opozitës kundër tij, ndërsa e kishte të ftuar në emisionin “Porta a Porta”.
“Ka njerëz që jetojnë mirë në Shqipëri por ka edhe të tjerë që jetojnë keq. Dhe kjo mund edhe kanë dalë të protestojnë në shesh.”, tha Vespa.
Por përgjigja e kryeministrit ishte se kjo nuk është një revoltë e popullit, por e politikës që s’pranon dot humbjen.
“Besoj se kjo mund të thuhet edhe për Italinë. Për ata që kanë parë imazhet e këtyre ditëve, dua t’u them se nuk është një revoltë e popullit ata që janë në shesh nuk është populli por është një revoltë e pallatit të politikës. Janë një grup i vogël i esblishmentit që u larguan e vjet e gjysëm më parë me një milion vota dhe nuk e pranojnë dot humbjen.”, tha Rama duke mos pranuar se populli ka dalë të protestojnë kundër tij.