Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja e huaj: Qeveria po më largon nga Shqipëria për shkak të kritikave


Alice Taylor është dëbuar nga Shqipëria me vendim të autoriteteve përgjegjëse dhe vendimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja.

Vetëgazetarja në një postim në Twitter ka bërë më dije se i kanë anuluar rinovimin e lejes pasi qeveria shqiptare e sulmoi më parë atë dhe bashkëshortin e saj për kritikat që ajo ka bërë në media.

Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës si gazetarë dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani më kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit.

Kështu tani jam në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe më kërkojnë të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të kem pasi jam pothuajse 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar”, shkruan Alice Taylor në Twitter.

Më herët një portal pranë qeverisë e ka akuzuar atë se ka lidhje me lobe ruse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *