Vendosni fjalën kyçe....

Grabisnin banesat e italianëve, arrestohen gjashtë shqiptarët (FOTO)


“Më shumë se 20 vjedhje në 3 muaj, në disa raste edhe grabitje të dhunshme, ku në një prej tyre plagosën me thikë viktimën.“, kështu nis artikulli i medias italiane “imolaoggi.it” për gjashtë shqiptarë.

Sipas këtij artikulli, policia e bolonjës ka vënë në pranga gjashtë shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen se janë pjesë e një bande të specializuar në vjedhjen e banesave nga mesi i gushtit deri në tetor të vitit 2018.

Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët dyshohet se kanë mundur të bëjnë grabitje që kapin vlerën që i kalon 250 mijë eurot në zonat e Bolonjës, Casaleçhios, Castenasos dhe Granarolos. Objektet e vjedhura ishin para, bizhuteri dhe mallra të tjera me vlerë.

Të arrestuarit janë : Ridvan Kerci 31 vjeç, Elton Mhilli 26 vjeç, Daniel Lleshaj 22 vjeç, Mark Pergjeci 26 vjeç, Rodolf Plishta 30 vjeç, Erjon Trashaj 25 vjeç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *