Vendosni fjalën kyçe....

India dhe Pakistani ashpërsojnë tonet, bombardojnë në dy anët e kufirit


India pretendon se Pakistani ka bombarduar territorin e saj përgjatë vijës së kontrollit (LoC) në Kashmir.

Islamabadi nga ana tjetër e akuzoi Indinë për shkelje të shumta të armëpushimit.

Trupat pakistaneze bombarduan qytetin kufitar Rajouri në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India, të mërkurën, njoftuan mediat indiane, duke cituar zyrtarë ushtarakë.

Islamabadi përdori artileri si dhe armë të vogla gjatë sulmit kurse ushtria indiane është kundërgjigjur.

Kjo ishte shkelja e dytë e armëpushimit e regjistruar nga India. Incidenti i mëparshëm ka ndodhur në qarkun Rajouri.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ushtrisë Pakistane u citua të thoshte se Nju Delhi “vazhdimisht po bën shkelje” përgjatë vijës së kontrollit (LoC) dhe shtoi se kombi pakistanez është “i gatshëm t’i përgjigjet agresionit indian”.

Ditët e fundit, dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për zjarrin ndërkufitar, që ka shkaktuar viktima ndër civilë në të dy anët e kufirit.

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit u përshkallëzuan muajin e kaluar pasi Nju Delhi kreu një sulm ajror ndaj një grupi që e konsideron terrorist dhe që vepron në territorin pakistanez.

Konflikti u pasua nga një përplasje ajrore, në të cilën një avion indian u konfirmua se u rrëzua nga forcat pakistaneze por piloti u dorëzua i gjallë si një gjest paqeje nga ana e Pakistanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *