Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se protesta e 16 marsit do jetë më e madhja që ka zhvilluar ndonjëherë opozita.
Ajo shprehet e bindur që vendi do shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, madje shton se vetë Partia Socialiste po përgatitet që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen në muajin Maj. Po sipas saj, do të shtyhen edhe zgjedhjet vendore.
“Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit Maj. Zgjedhjet lokale do të shtyhen në muajin shtator-tetor”-deklaroi Kryemadhi.