Profili i kreditit i Shqipërisë, që është një emetues i vlerësuar me B1, ndikohet nga forca e ulët ekonomike me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me fqinjët dhe një seri sfidash strukturore. Janë këto vlerësimet që ka bërë agjencia e riskut të kreditit Moody’s cituar nga SEE News në lidhje me Shqipërinë.
Referuar raportit forca e institucioneve të Shqipërisë e vlerësuar si “e moderuar” vjen shoqëruar me theksin tek hapat që duhet të hedhë qeveria në ndjekje të procesit të pranimit në BE duke adesuar në mënyrë të vazhdueshme dobësitë e hasura në sundimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit.
Janë këto disa nga konstatimet e Moody’s në raportin periodik për emetuesit ku përfshihet edhe Shqipëria.
Për Shqipërinë sfidat përfshijnë edhe forcën e dobët fiskale duke marrë parasysh borxhin e lartë publik, edhe pse në trend rënës si dhe dobësitë që vijnë nga sektori energjetik dhe një grup Partneritetetesh Publike Private.
Profili i kreditit të vendit pengohet gjithashtu nga ndjeshmëria ndaj rrezikut të ngjarjeve, i nxitur nga rreziku i sektorit bankar për shkak të shkallës së lartë të euroizimit dhe sektorit të dobët, megjithëse me përmirësim ne cilësinë e aktiveve.
“Rishikimi nuk përfshiu komitetin e vlerësimit dhe ky publikim nuk do të anonçojë ndonjë vlerësim renditjeje dhe nuk është një tregues i faktit nëse do të ketë një vlerësim të riskut në të ardhmen e afërt.” – thuhet në dokumentin e Moody’s.
Problematikat e ngritura nga Moody’s duket se nuk kanë ndonjë alarm të ri për qeverinë apo vendin në tërësi pasi implikimet e partneriteteve, apo dobësite në sektorin e energjisë janë ngritur më herët edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor