Vendosni fjalën kyçe....

Përballja Rama-Basha në emisionin italian, çfarë thonë për situatën në vend


Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha janë përballur mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në Rai Uno.

Ndërkohë që Rama ishte i ftuar në studio, gazetari Bruno Vespa trasmetoi një intervistë të kreut të PD-së Lulzim Bashës, i cili denoncoi gjendjen e kriminalitetit në vend.

“Shqipëria ka dy probleme: Demokracinë e kriminalitetin. 5 vite më parë është bërë shteti i trafikut të kanabisit. Më pas i kokainës dhe heroinës.

Me paratë e drogës, janë blerë, media, gazetarë, policë e pushteti e drejtësia.

Dy muaj më parë mediat ndërkombëtre kanë publikuar regjistrime ku zyrtarë të PS-së janë përgjuar me mafiozë për të blerë vota e kërcënuar opozitën në zgjedhjet e 2017.

Për 4 vite Rama kishte si ministër të Brebdshëm Saimir Tahirin, që tani është zyrtarisht nën hetim në trafik droge, pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Katanias.

Pas tij erdhi Fatmir Xhafaj, qëdrejtësia italianë  e kishte vëllain e tij të dënuar me 7 vite burg për trafik droge”, tha Basha për emisionin ‘Porta a Porta’.

Por si i është përgjigjur kryeministri Edi Rama deklaratës së Bashës? Sipas tij, për çështjen e kanabisit, raportet më të besueshme janë ato të Guardia Di Finanza, që tregojnë luftën reale që është bërë me drogën.

“Këtu jemi në një shtet ku janë dy institucione të rëndësishme që thonë të vërtetën :Guarda di Finanza që paguhet nga komuniteti europian për shërbimin e saj. E dyta që e përmendi edhe ai, është Prokuroria e Antimafias në Katania e cila ka bërë një hetim për një grup italo-italian ku ishin përfshirë të afërm të ministrit të Brendshëm që në fund e nxori ministrin të pastër.”, tha Rama.

Më pas Rama kujtoi marrëveshjen e 18 majit me Bashën, të cilën e quan miku i tij.

“Dy gjëra bëmë në marrëveshjen me mikun tim lider të opozitës. Kush fiton qeveris dhe kush humbet do bëj opozitë. Ndërkohë që pika e dytë ishte nuk fltet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj”, tha Rama.

Rama e krahasoi Parlamentin me skuadrën e tij të preferuar, Juventusin dhe veten me Christiano Ronaldon, duke thënë: “Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *