Vendosni fjalën kyçe....

Plas debati për Will Smith: Nuk është mjaft i “zi” sa për të luajtur rolin e babait të Serena Williams


Fansat janë të shqetësuar se Will Smith nuk është i zi mjaftueshëm për të luajtur rolin e babait të Serena William-s në filmin më të ri.

Sikurse shkruan “HollywoodLife“, Smith është zgjedhur për të luajtur rolin e Richard Williams, babait 77-vjeçar të tenistes Serena Williams.

Në film do të tregohet se si Richard pa asnjë përvojë në tenis, nisi t’i mësonte tenis të bijës 4-vjeçare në fushat publike të Compton.

Një nga fansat ka komentuar: “Hollywood-i vërtet mendon se ka vetëm 2-3 aktorë të zinj mbi tokë. E kuptoj që askush nuk i thotë jo parave, por ka një kufi që s’duhet kaluar.”

Ndërsa të tjerë fansa kanë sugjeruar aktorë të tjerë si Idris Elba, Mahershala Aliut dhe Don Cheadle si zgjedhje më të përshtatshme se Smith.

Edhe pse Will Smith është një njeri me ngjyrë, lëkura e tij është shumë më e bardhë sesa ajo e babait të tenistes dhe kjo ka bërë që në rrjetet sociale të lindë ky debat i madh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *