Kryeministri Edi Rama e ka përfunduar vizitën e tij në Itali, këtë herë nuk ishte një vizitë nga ato të zakonshmet për punë dhe takime zyrtare por për të dhënë intervista në mediat italiane.
“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”-shkruan Rama në Twitter.
Ditët e fundit mediat ndërkombëtare dhe në veçanti ato italiane e kanë pasqyruar shpesh situatën në Shqipëri, ku protestat nuk janë ndaluar.