Rita Ora dhe Andrew Garfield ndahen pas katër muajsh lidhje. Sipas “The Sun” ka qenë Garfield ai që ka dashur që lidhja e tyre të ishte më pak private dhe është shqetësuar për faktin që Rita ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.
Një person i afërt me Ritën, ka treguar për “The Sun” shkakun e ndarjes së çiftit: “Rita ishte shumë e prerë për situatën. Por Andreë u nda me të dhe ka qenë shumë e vështirë për të dy pasi kanë kaluar shumë kohë sëbashku.
Ata kaluan Krishlindjet bashkë dhe ajo mendonte se gjërat po shkonin mirë mes tyre.
Karriera e saj ka kaluar nga suksesi në sukses dhe jeta e saj është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike, por ai i kërkoi një jetë më private.
Rita është munduar ta mbajë romancën e tyre larg mediave sociale por nuk ka funksionuar.
Ajo është në një tur në Australi dhe po e përdor këtë edhe si një shpërqendrim nga e gjithë kjo histori”
Ndarja e Ritës me Andrew, vjen vetëm gjashtë muaj pas ndarjes së saj edhe nga producenti Andreë Ëatt, në shtator.