Banorët e Skraparit janë ngritur sot në protesta kundër bllokimit të buxhetit të Bashkisë. Ata u mblodhën në sheshin përpara Zyrës së Thesarit në këtë qytetin e Çorovodës me pankartat nëpër duar “stop bllokimit të buxhetit”.
Në protestë është ngritur edhe vetë kryetari i bashkisë Nesim Spahiu, i cili sëbashku me qytetarët kërkuan zgjidhjen e menjëhershme të situatës.
Mos-miratimi i buxhetit ka mbyllur prej një muaji konviktin, çerdhet, Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimin e Pastrimit dhe gjithë shërbimet duke krijuar probleme në të gjithë bashkinë e Skraparit.
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka bëri përgjegjës për këtë situatë, Ministren e Financave dhe deputetin e PS-së për këtë zonë, Arbnor Shameti.