Vendosni fjalën kyçe....

Aksi Korçë-Kapshticë mbushet me mollë, fermerët në protestë (PAMJET)


Fermerët e Korçës janë ngritur sot në protestë, duke bllokuar aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Vranisht.

Banorët  thonë se janë ngritur sot në protesta pa afat, për shkak produkteve bujqësore të mbetura stok në vitin 2018. Fermerët ankohen për mungesën e tregut për prodhimet bujqësore dhe

Në shenjë revolte ata kanë hedhur në rrugë prodhimet e pashituara, kryesisht mollë.

Bllokimi i rrugës nga ana e fermerëve ka shkaktuar trafik për automjetet në këtë aks rrugor. Të lodhur nga kjo qeverisje që sipas tyre i ka braktisur, fermerët korçarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Fermerët kanë 3 kërkesa kryesore:

1. Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore

2. Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi. Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet tvsh për produktet vetëm 6%.

3. Krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *