Në një dalje për mediat, Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, ka deklaruar se do të kërkojë pushimin e çështjes duke zbuluar kështu hapin e tyre të radhës.
“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Ne do kërkojmë pushimin e çështjes.”, tha Haxhia.
Avokati i Tahirit e konsideroi Prokurorinë si kontradiktore.
“Sot ne erdhëm për shkak se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kishte planifikuar, seancën për të cilën organi i Prokurorisë u ankua për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, me anë të së cilës u vendos të mos jepej më kohë dhe të ndërpritej afati deri në datën 10 mars.
Dhe ajo që ishte më absurdja sot, në një kohë që ne prisnim bazuar në veprimet e datës 28 shkurtit ku organi i Prokurorisë na njoftoi përfundimin e hetimeve, na kishte marrë të pandehur dhe njoftuam e akuzës. Sot organi i Prokurorisë do të kërkonte tërheqjen e apelimit.
Sot çuditërisht Prokuroria kërkoi prap kohë dhe të prishej vendimi i shkallës së parë, me arsyetimin, më vjen keq që po e them ,shumë qesharak, që të respektohet e drejtja e të pandehurit dhe avokatit sepse kanë të drejtë të bëjnë brenda 10 ditëve… Kemi një prokurori shumë kontradiktore.”,, tha Haxhia.
Sipas tij dosja nuk ka asnjë bazë për të akuzuar Tahirin madje shtoi se “ne pretendojmë që të na jepet një fakt kriminal.” Ndërsa ka deklaruar se do bëjnë kallëzim për prokurorët.