Vendosni fjalën kyçe....

Basha për intervistën në median italiane: Më censuruan, marrëveshja ishte ndryshe


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për intervistën e kryeministrit Rama në emisionin “Porta a Porta” në Itali, ku edhe ky i fundit u fut në një lidhje me “Skype”.

Në emisionin “Të paekspozuarit” , në një lidhje telefonike, Basha tha se ai u censurua dhe se ishte rënë dakord që koha e tij për të folur do të ishte tre minuta e gjysmë, ndërsa u transmetuan vetëm një minutë e gjysmë.

“Më kanë censuruar marrëveshja ishte që do më jepnin tre minuta e gjysmë. Po nuk do komentoj këto. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur”-u shpreh Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *