Vendosni fjalën kyçe....

Batuta e Bashës me gazetarin e Top Channel: Bëj shaka, po shakaja gjysma e së vërtetës!


Pas takimit me drejtorin e Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson, kreu i opozitës së bashkuar, Basha, dha një deklaratë për mediat e pranishme.

I pari që iu drejtua kryedemokratit për ta pyetur lidhur me takimin e Bashës me Danielsson ishte gazetari i Top-Channel.

Gazetari e pyeti kryedemokratin nëse Danielsson kishte pasur një kërkesë specifike për opozitën shqiptare, ndërsa Basha duke buzëqeshur iu përgjigj duke thënë se kërkesa kishte qenë që Top-Channel të ishte më objektiv por pas pak sekondash iu drejtua duke thënë se ajo që tha ishte një batutë.

Batutat

Gazetari i TCH: A pati ndonjë kërkesë specifike nga zoti Danielsson për opozitën shqiptare?

Basha: Pati një kërkesë specifike, që Top-Channel të jetë më objektiv. Bëj shaka. Por shakaja gjysma e së vërtetës.

Më pas Basha shpjegoi se çfarë ishte diskutuar në takimin e përfaqësuesve të opozitës së bashkuar me drejtorin e Zgjerimit në BE duke theksuar se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas në misionin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *