Vendosni fjalën kyçe....

BE ultimatum kryeministres britanike: Ke 48 orë për të shpëtuar Brexit


BE-ja ka paralajmëruar kryeministren britanike, Theresa May, i cila potencialisht përballet me një humbje prej rreth 100 votash në Parlament të martën, se ka 48 orë për të dalë me zgjidhje të reja në qoftë se ajo dëshiron të shpëtojë marrëveshjen e saj të Brexit.

BE i ka thënë qeverisë së May-t se deri në mbrëmjen e së premtes (8 mars) duhet të dalë me ide të reja për të zgjidhur kundërshtimin kontestues irlandez, nëse duan që zyrtarët në Bruksel të punojnë me këto propozime gjatë fundjavës, raportojnë media të ndryshme.

Sipas “Daily Mail”, kryeministrja mund të udhëtojë drejt Brukselit të hënën e ardhshme, në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar lëshime për marrëveshjen e saj Brexit para votimit domethënës në Dhomën e Komuneve, të planifikuar për të martën.

Zëdhënësi i Terezës May këmbënguli të enjten se nëse marrëveshja për Brexit e kryeministres nuk do të votohet nga deputetët, atëherë siç është planifikuar do votohet për gjatjen e nenit 50 për të vonuar tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *