Dorëzohet në polici 24-vjeçari që goditi mjekun në qytetin e Lezhës, Zef Doda.
Gajtë dëshmisë së tij, mësohet se i riu ka thënë se e ka goditur pas një debati që ka bërë me mjekun, pasi ai pretendon se Doda nuk po shërbente.
“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente, ishte në gjendje të dehur”, tha 24-vjeçari.
Mjeku Zef Doda u godit mesditën e sotme nga i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Burime pranë QSUT bënë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.