Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Ligji për Platformën e dialogut mbron kufijtë e paprekshëm


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me Ligjin dhe Platformën për dialogun e Ekipit negociator, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se me votën e sotme nga shumica prezente në Kuvend është dëshmuar përkushtimi për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin.

“Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është votim për ruajtjen e Kosovës.

Me votën e sotme, nga shumica prezentë në Kuvend, ne i kemi hapë rrugë ekipit gjithëpërfshirës nga përfaqësues të pozitës, opozitës e shoqërisë civile si ekip që përfaqëson interesat Kushtetuese dhe strategjike të Kosovës dhe po dëshmojmë edhe njëherë përkushtimin tonë, për paqen e stabilitetin e gjithë rajonit dhe në ndërtimin e fqinjësisë së mirë.

Me Ligjin dhe Platformën, ne i kemi dhëne Ekipit negociator dokumentet bazë, në të cilat paraqitet pozicioni ynë se kufijtë e Kosovës, janë të paprekshëm dhe se nuk do të ketë nivel të tretë të pushtetit”, shkruan Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *