Vendosni fjalën kyçe....

I paralizuar dhe memec, presidenti algjerian kërkon mandatin e pestë


Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika ka konfirmuar se do të kandidojë për një mandat të pestë, pavarësisht protestave që po zhvillohen në vend kundër tij, shkruan “NPR”.

Për shumë algjerianë është e vështirë të kuptohet se si presidenti 82-vjeçar, i cili pësoi një goditje para gjashtë vjetësh dhe nuk mund të ecë ose të flasë, mund ta udhëheqë vendin.

Madje kur u njoftua se Abdelaziz Bouteflika po kandidonte për një mandat të pestë në prill – sipas “BBC”-së, ai nuk u paraqit personalisht për të regjistruar kandidaturën e tij.

Një valë zemërimi i ka përfshirë studentët, mësuesit, avokatët dhe madje edhe gazetarët të cilët kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Ata duket se janë të vendosur të mos pranojnë status quo-in e vazhdueshme të sundimit nga një udhëheqës pothuajse i padukshëm.

Bouteflika ka qenë president i Algjerisë që nga viti 1999. Presidenti 82-vjeçar pësoi një goditje në 2013 dhe është parë rrallë që nga atëherë.

Dalja e tij e fundit publike, ka qenë në vitin 2014 – kur mbajti një fjalim për të falënderuar algjerianët për besimin e tyre pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale.

E pavarësisht të gjithave, duke shtuar faktin se nuk bën aasnjë fushatë personale, presidenti algjerian  nuk ka ndonjë sfidues të fortë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *