Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesen e anglishtes e largojnë dy muaj para provimeve: Po shkelet ligji me dy këmbë! Nxënësit në protestë (VIDEO)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me një protestë që është zhhvilluar ditën e djeshme në ambientet pranë gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi. Nxënësit e këtij gjimnazi janë ngritur të protestojnë kundër largimit të mësueses së tyre të anglishtes, Fatbardha Myftari.

“Gjimnazistet e Dibres ne proteste,
Narkozyrtaret kakistokrate iu transferojne si armike klase mesuesen e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.”, shkruan Berisha, i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari dhe ka shpërndarë një video nga protesta..

“Përshëndetje z. Berisha! Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz. Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet “prindit të dytë” një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.
Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk fo guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: “Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet”.
Do ju isha mirënjohës, ( duke parë gadishmërinë tuaj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast.”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Sikurse shihet në videon e mëposhtme, të publikuar nga faqja e “Facebook”-ut “Dibra ON”, mësuesja mban një fjalim para nxënësve të saj, të cilët i falenderon për mbështetjen.

Myftari përmend ligjin 38 që sipas saj është shkelur, pasi ajo nuk ka kërkuar që të ndërrohet në një shkollë tjetër.

“Reagimi juaj dje dhe mbrëmë më ka lënë pa gjumë. Lotët tuaj do kthehen në drejtësi. Sepse është shkelur ligji me dy këmbë ashtu siç ua dërgova për ta lexuar se çfarë shkelje ligji po bëhet. Ligji 38 për ndërrime paralele, ku unë duhet të bëj një kërkesë për të shkuar në një shkollë tjetër për arsye të ndryshme: 1- për mospasjen e orëve mësimore.

2- Për të përmirësuar distancën e mësimdhënies. Pra atje ku jepet mësim.

Dhe në marrëveshje të dy mësuesve për t’u bërë kërkesa në fund të majit dhe për t’u zbatuar nëse aprovohet në shtator dhe jo dy muaj përpara përfundimit të procesit mësimor kur ju duhet t’i nënshtroheni provimeve shtetërore e të krijohet ky stres tek ju e tek mua. Në fund unë e kam përjetuar shumë keq ndarjen në fund të vitit, jo kjo. Mos vallë kjo është dhurata për festën e mësuesit dhe të gruas.

Në bazë të kundërshtimit tim që ligji është shkelur me dy këmbë dhe në bazë të ligjit që unë do çoj një kundërshti tjetër që kanë shkelur ligjin, i bëj thirrje drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, kryesisht drejtorit të drejtorisë, ministrisë së Arsimit, ministres veçanërisht të Arsimit, që ky vendim të rrëzohet menjëherë duke treguar që ligji vepron në Shqipëri. Përulem përpara jush, ju uroj suksese pa fund. Ju dua dhe do t’ju dua gjithmoni. Ju jeni studentët e shkëlqyer që meritoni ta drejtoni këtë vend pa shkelje ligjesh.”, thotë mësuesja.

110 nxënës kanë firmosur një peticion për anulimin e vendimit të largimit të mësueses, duke e dërguar në DAR Dibër. Ata shprehen se nëse vendimi nuk anulohet deri të hënën e ardhshme, ata do të anulojnë mësimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *