Vendosni fjalën kyçe....

“Në 2 vite deputet më shumë kam procedime penale sesa rroga” – Ervin Salianji


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka folur lidhur me marrjen e tij si të pandehur nga Prokuroria e Tiranës për çështjen Babale-Xhafaj.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Arena”, Salianji tha se nuk ndihet i shqetësuar ndërsa ka shtuar se gjatë dy viteve të tij si deputet, ka marrë më shumë procedime penale sesa rroga.

“Nuk më shqetëson fare. Unë kam as dy vjet aktivitet parlamentar dhe kam më shumë procedime penale sesa rroga. Nuk më shqetëson fare. Është një rast ku në debatin publik është fituar. Më ka denoncuar një person që sot është në burg për trafik ndërkombëtar droge. Është një çështje që është bërë kaq shumë qesharake saqë është bërë thuajse telenovelë. “, tha Salianji.

Sipas Salianjit i cili ka djegur mandatin si kolegët e tij të opozitës, organi i hetimit është i kapur politikisht nga Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *