Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Shkumbin në qarkun e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, vetëm pak orë pas ngjarjes së ngjashme në Durrës.
Mësohet se trupi i pajetë i përket një të moshuari dhe është gjetur në breg të lumit, në fshatin Muriqan. I moshuari nga Bradasheshi dyshohet se është mbytur pak kohë më parë por vetëm sot është pikasur trupi nga banorët. Paraprakisht besohet se bëhet fjalë për 80-vjeçarin Ibrahim Çakerri, i humbur prej 5 javësh.
Më herët një tjetër trup i pajetë është gjetur pranë zonës së Currilave në Durrës. Trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar pranë një thesi me kanace. Viktima nuk është identifikuar ende.