Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti grek vendos dy kushte ndaj Shqipërisë, për anëtarësimin në BE


Gjatë vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, presidenti grek Prokopios Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh tjetër Shqipërisë në lidhje me integrimin europian.

Presidenti grek tha se Greqia nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në  BE, por sipas tij mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt BE.

Pavlopoulos nuk ka nguruar t’i konsiderojë çamët si ‘bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve’.

Greqia nuk e kundërshton perspektivën europiane të Shqipërisë, por sjellje si ato ndaj minoriteti grek përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, ka thënë Prokopios Pavlopoulos.

Presidenti grek ka thënë gjithashtu se nëse Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan një perspektivë europiane duhet të respektojnë kuadrot ligjore europiane dhe ligjet ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *