Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku publikon një foto për 7 Marsin: Ku e ka katandisur shkollën e Zallbastarit, bojaxhiu Veliaj


Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet sistemi arsimor në vend.

Në një postim në faqen e saj në “Facebook”, Tabaku shkruan se gjendja është më keq se në vitin 2014.

Fondi për arsimin është gjithnjë e më qesharak ndërsa në vitin 2018 në shkolla ka pasur 25 mijë nxënës më pak se në vitin 2017.

Tabaku shkruan se fëmijët e 2 fshatrave në Zall-Bastar e ndjekin mësimin në një shkollë pa asnjë kusht edhe pse ish-ministrja e Arsimit, Nikolla, dhe kryebashkiaku Veliaj pretendonin të kundërtën.

“Shqipëria e vitit 2019 fatkeqësisht është më keq se ajo e vitit 2014. Një buxhet gjithnjë e më qesharak që i akordohet arsimit, përherë e më pak të rinj që frekuentojnë klasat dhe auditorët (25 mijë nxënës më pak në 2018 se vitin paraardhës), më shumë shkolla që mbyllen, 1 në 3 të rinj pa punë e çdo vit më shumë shkolla që mbyllen.

Në shtator të 2018 isha në zonën e Zallbastarit ku pashë se si qeveria kishte katandisur mbi dy fshatra në një shkollë pa asnjë kusht minimal studimi. Megjithëse ministria e arsimit apo kryetari bojaxhi i bashkisë pretendojnë të kundërtën. Të rinj që i largohen vendit tonë pasi këtu nuk gjejnë as arsimin dhe as shpresën për të krijuar të ardhmen e tyre.

Mësues që mbijetojnë me rrogat qesharake të një mazhorance që më parë mendon si të rrisë buxhetin për koncesionet dhe tenderat se sa pagat për mësuesit dhe mjekët. Shqipëria socialiste është ajo ku padija rron dhe subvenciohet nga qeveria ndërsa dija përbuzet dhe nëpërkëmbet. E kush tiran e desh aq fort dijen sa ta stimulonte atë?

Ps. Foto e shkollës së Zallbastarit, arsimi europian sipas qeverisë!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *