Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Korçë, dorëzohet në polici autori i dyshuar


Autori i vrasjes në Korçë është dorëzuar në komisariatin e policisë.

Olgert Mustafa 34 vjeç i cili vrau me 17 janar Altin Balliun është vetëdorëzuar. 34 vjeçari rezulton me precedencë penale të mëparshme.

Ngjarja në 17 Janar:

Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte, por rruga ishte e zënë.

Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t’u rikthyer disa minuta më pas. Ai vjen dhe qëllon në drejtim të tyre, por plumbat kapin në kokë 30-vjeçarin Altin Balliun duke e lënë të vdekur.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *