Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi tenton të hyjë mes turmës së grave te Unaza (VIDEO)


Një autobus ka tentuar të futet sot mes grave që protestojnë në Unazën e Re.

Mirëpo banorët e Unazës, sëbashku me ish-deputetin Klevis Balliu i cili si gjithmonë gjendet krah tyre në çdo protestë, kanë debatuar me shoferin e autobusit, të cilit i kanë kërkuar të presë deri në përfundim të protestës.

Pas këtij incidenti, gratë protestuese përpara kamerave, u kanë kërkuar ndjesë drejtuesve të automjeteve të cilëve u kanë bllokuar rrugën dhe ende presin të kalojnë, duke u kërkuar t’ua bëjnë hallall.

“Sot dhunës së gruas, stop dhunës së Unazës së Re. Gjithë këto gra që po protestojnë kaq kohë, shteti i dhunoi, të paktën ju shoferë mos i dhunoni të paktën sot. Të na e bëni hallall se edhe ne nga halli kemi dalë.”, tha një prej protestuesve.

Në ditën ndërkombëtare të gruas,  gratë e Unazës së Madhe, gratë e opozitës dhe qytetare janë mbledhur sëbashku nën një moto “Shtëpia Jonë-Liria Jonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *