Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke analizuar situatën politike në vend tha nga emisioni “Zonë e Lirë” se kjo qeveri është kthyer në “nevojtore” dhe është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit.
Basha foli me tone të ashpra për formën se si qeveriset vendi, ndërsa largimin dhe djegien e mandateve e sheh si një veprim për të mos shërbyer më si fasadë për oligarkët, të cilët përmes Kuvendit dhe votave të tij, përftojnë pasuri në kurriz të shqiptarëve.
Lideri i selisë blu shtoi se tashmë do të jetë populli ai që do të vendosë përmes votës për të zgjidhur këtë krizë institucionale.
“Ky regjim është kalbur me themel dhe e pësojnë shqiptarët. Ne jemi me njerëz të mrekullueshëm, por jemi të vjedhur. Vendi nuk është nevojtore, por nevojtore është qeveria. Mos të këtë populli frikë qeverinë, por qeveria të këtë frikë popullin.
Zgjedhjet e lira për të zgjedhur një qeveri nga populli. Ne kemi nisur edhe një proces konsultimi mbarëkombëtar. Ai Kuvend ishte kthyer në një strofull që votonte kundër shqiptare. Kur opozita i ka bërë thirrje popullit, ka pasur një reagim të paparë dhe të jashtëzakonshëm. Njerëzit po protestojnë edhe pa opozitën”-pohoi Basha.