Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 3.2 vjet burg në Maqedoni, Menduh Thaçi


Në Gjykatën Penale në Shkup, sot është shpallur aktgjykimi për rastin rastin “Titanik 2”. Për 6 persona, janë parashtruar 19 vjet e 8 muaj, transmeton Portalb.mk.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj.

Ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ): Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, Aneta Stefanova me 3 vjet, Vllatko Sajkovski me 3 vjet dhe Sasho Sërcev me 3 vjet.

Pas kësaj, prokurorja e Speciale, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkovin dhe Bedredin Ibraimin, pasi që sipas saj të njëjtët rrezikohet të arratisen. Për të tjerët, ka kërkuar parashtrim të masës së kujdesit.

Nga të gjithë të dënuarit, vetëm Menduh Thaçi nuk ka qenë i pranishëm.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

Anëtarët tjerë të KSHZ-së, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanova, edhe ato kanë votuar për shkatërrim të votimit, edhe pse numri i votuesve të regjistruar dhe numri i votuesve ka qenë i njëjtë. Ky vendim i KSHZ-së ka ndikuar që të ketë rivotim, dhe të dëmtohet buxheti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *