Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e la të lirë, Prokuroria kërkon burg për Ervin Matën


Prokuroria e Tiranës ka vendosur të apelojë vendimin e gjykatës që e la të lirë Ervin Matën, personin e përfshirë në vrasjen që ndodhi më 4 tetor në ish-Bllok.

Organi i akuzës kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në “arrest me burg”.

Pas 5 muajsh në arrati, biznesmeni Ervin Mata u vetëdorëzua më 2 mars në policinë e Tiranës.

Mata ka deklaruar se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë, pork a pranuar dhe rrethanat e tjera të ngjarjes që duken edhe në video.

“Mua më sulmuan. Unë jam larguar nga lokali pasi u tremba, por nuk kam qenë i përfshirë dhe nuk kam qëlluar”, ka thënë Mata.

Pasi u vetëdorëzua në polici, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë të lirë duke vendosur detyrim paraqitjeje për të, edhe pse prokuroria kishte kërkuar arrest me burg.

Ervin Mata, ishte në kërkim me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bllok më 4 tetor të vitit të shkuar.

Përplasja me armë ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndodhi në lokalin “Monopol”.

Në kërkim ende për vrasjen e Fabjol Gaxhës është komandoja Merviol Bilo, kurse Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku dhe Redi Popesku, janë lënë të lirë.

Ervis Martinaj është ende në burg, kurse Eljon Hato është lënë në arrest shtëpie pasi ka mbetur gjysmë i paralizuar dhe do e vuajë dënimin në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *