Vendosni fjalën kyçe....

Dita e tyre – Gratë në protestë: Ti tregojmë Ramës që s’jemi thjesht shtëpiake!


Ndërkohë që në qytetin e Fierit policia përplaset me protestuesit, një tjetër protestë paralele po zhvillohet në Tiranë.

Në ditën ndërkombëtare të gruas,  gratë e Unazës së Madhe, gratë e opozitës dhe qytetare janë mbledhur sëbashku nën një moto “Shtëpia Jonë-Liria Jonë”.

“Kjo nuk është ditë feste por ditë proteste. Kjo është dita e 126 që kemi dalë në protestë dhe për të treguar se forca e gruas është shumë e madhe, Ti tregojmë të gjithëve dhe jo vetëm kryeministrit se ne nuk jemi vetëm shtëpiake, por jemi dhe luftarake. NE po mbrojmë shtëpitë tona. Ne jemi në protestë dhe për studentët, naftëtarët, minatorët dhe për çdo lloj padrejtësie që bëhet në vendin tonë, ne do dalim.”, tha një prej protestuesve.

“Nënat e Unazës së Re po vuajnë, janë në stres, po vuajnë. Përse?! Për një projekt të korruptuar. Kështu faleminderit të gjitha ju, faleminderiut të gjitha gratë e opozitës”, tha një tjetër protestuese.

Gratë të cilat sot kanë bllokuar rrugën, u kanë kërkuar ndjesë edhe drejtuesve të automjeteve të cilët presin të kalojnë.

 “Sot dhunës së gruas, stop dhunës së Unazës së Re. Gjithë këto gra që po protestojnë kaq kohë, shteti i dhunoi, të paktën ju shoferë mos i dhunoni të paktën sot. Të na e bëni hallall se edhe ne nga halli kemi dalë.”, tha një prej protestuesve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *