Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur më marrëdhëniet e vendit me Serbinë.
I pranishëm në shënimin e dhjetëvjetorit të Partisë së Re Demokratike, të komunitetit boshnjak nga Prizreni, Haradinaj u shpreh se shumë shpejt problemet me Serbinë do të zgjidhen.
“Unë besoj se vështirësitë që kemi në raport me Serbinë, shumë shpejtë do të zgjidhen dhe do të kemi të gjithë një jetë më të mirë në rajon, dhe Kosova do të arrijë qëllimet e veta, që të anëtarësohet së shpejti në OKB, që do të mundësonte një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij.