Vendosni fjalën kyçe....

Indonezia sërish në rrezik, shpërthen vullkani më aktiv


Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi, që nga fillimi i vitit është duke hedhur hi dhe tym kohët e fundit shoqëruar me disa shpërthime.

Shpërthimi i vullkanit Merapi në ishullin Java është intensifikuar kohën e fundit duke hedhur hi dhe tym deri në 1 200 metra lartësi.

Zyrtarët theksuan se “qytetarët, tani për tani janë në zonë të sigurt”.

Mali Merapi gjendet rreth 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin e populluar të Javas. Në rrethin prej dhjetë kilometrash rreth vullkanit jetojnë thuajse 250 000 persona.

Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, ndërsa humbën jetën 347 persona.

Arkipelagu indonezian ku jetojnë më shumë se 250 milionë njerëz gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit dhe është i prirur për tërmete dhe shpërthime të vullkaneve. Zyra qeveritare sizmologjike indoneziane monitoron më shumë se 130 vullkane aktive.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *