Vendosni fjalën kyçe....

Kinës i fillojnë “dhimbjet e kokës”, tkurret ekonomia


Eksportet kineze kanë pësuar në muajin shkurt rënien më të madhe të tre viteve te fundit, duke rritur shqetësimet për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Të dhënat zyrtare tregojnë një tkurrje të tyre në masën 20.7 për qind në krahasim me një vit më pare; importet nga ana tjetër kanë shënuar një rënie prej 5.2 për qind.

Disa ekonomistet përpiqen të tregohen të kujdesshëm e të mos dalin shumë shpejt në përfundime, duke theksuar se të dhënat e dy muajve të parë mund të ndikohen edhe nga festa e Vitit të Ri Hënor.

Rënia e eksporteve ishte shumë më e madhe nga 4,8 përqindëshi i parashikuar në një sondazh të Reutersit. Për Julian Evans-Pritchard, të Capital Economics, edhe duke marre parasysh çrregullimet sezonale, të dhënat mbeten për çdo rast pesimiste.

Edhe pse zyrtaret kanë qenë me positive mbi negociatat me SHBA-në kohët e fundit, dështimi i arritjes së një marrëveshjeje do të sillte rritjen thuajse të menjëhershme të tarifave mbi mallra kineze të importit me vlerë 200 miliardë dollarë e mbase Amerika mund të vendosë dhe taksa të reja.

Vulosja e një ujdie nga Donald Trump dhe Xi Jingping megjithatë nuk do të arrijë as ajo sipas ekspertit, ta davarisë perspektiven e zymtë të eksporteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *