Rudina Hajdari e cila ende nuk ka sqaruar publikun nëse do të heqë dorë nga mandati i saj si deputete, sot është shfaqur në një takim në Shkodër në krah të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca dhe përfaqësuesve të tjerë të ambasadave në vend.
Takimi u zhvillua në Bashkinë e Vaut të Dejës me gratë e kësaj zone, me rastin e 8 marsit.
“Të gjitha ato gra dhe vajza të ndjejnë që mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe të jenë ato gra që e ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe ta çojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Hajdari.
Por e pyetur nga gazetarët nëse do e mbante ende mandatin e deputetes, ajo u përgjigj se foli thjesht si qytetare e Shqipërisë. “Jo, fola si qytetare e Shqipërisë”, janë fjalët e Hajdarit.