Vendosni fjalën kyçe....

Kur mik me amerikanët të bën një “orë”, deklarata e Gjuzit që shkaktoi të qeshura në studio (VIDEO)


Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është një prej kandidatëve për deputet që ka pranuar të bëhet pjesë e parlamentit.

Mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjuzi tha se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

Pasi tha se ka komunikuar me ambasadën britanike në Tiranë dhe se kishte shkëmbyer mesazhe me këshilltarin më të lartë të OSBE-së, Gjuzi e konsideroi veten mik të Atlantikut për shkak të një ore që mbante prej shumë vitesh.

“Përsa i përket ambasadës amerikane mund t’ju them se Gjuzi është i certifikuar nga Instituti Demokratik amerikan si një njeri që është mik i ambasadës Amerikane, e para dhe e dyta jam mik i Atlantikut se e mbaj orën ‘Atlantic’ prej 44 vjetësh në dorë kur njerëz jo vetëm në studio por edhe në vend tjetër intimidonin shqiptarët dhe i fusnin nëpër burgje, apo më vrisnin gjyshin mua.”, janë fjalët që Gjuzi përdor por që kanë shkaktuar të qeshura tek të ftuarit e tjerë në studio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *