Miniera e Trepçës në Kosovë regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) si Shoqëri Aksionere.
Lajmi është dhënë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka thënë se tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e “Trepçës” janë bërë pronarë të kësaj ndërmarrje.
Ai e cilëson këtë si një ngjarje historike nëpërmjet një statusi në “Facebook”.
“Moment historik! Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare. Të dashur minatorë e qytetarë, Sapo u regjistrua Trepça si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!
Ministri Endrit Shala sapo ma dorëzoj certifikaten e biznesit të Trepça sh.a., ku së bashku me Kryetarin e bordit të Trepçës, Ardian Syla, kishim nderin dhe kënaqësinë ta pranojmë.
Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur.
Dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës. Urime!”