Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme e Francës gjobitet me 450 mijë euro për 8 Mars


Ministria e Jashtme Franceze punësoi më pak gra se në vitin 2017, duke shkelur kuotat e barazisë gjinore në vend, raportoi “Le Monde”, në Ditën Ndërkombëtare të Grave të 8 marsit.

Siç shkruan media franceze, mesa duket ministria nuk është në kontakt me frymën moderne të barazisë gjinore duke punësuar më pak femra për herë të parë që prej vitit 2012 kur u miratua ligji. Meshkujt thuhet se zënë pesë vende me shumë dhe kjo i ka kushtuar ministrisë një gjobë prej 450 mijë eurosh.

Ligji i vitit 2012 parashikon që deri në vitin 2017, secila gjini duhet të ketë së paku një përfaqësim prej 40 përqind në mesin e nëpunësve civilë të emëruar për herë të parë në pozita të përgjegjësisë dhe menaxhimit.

Vetëm 26 për qind e ambasadorëve francezë janë gra, raporton “Le Monde” – përfshirë ato në Rusi dhe Ukrainë, të cilat së bashku me një numër vendesh në hemisferën lindore po shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas si një festë shtetërore të premten.  Njëzet e katër përqind e konsujve francezë janë gjithashtu femra. 

Shumica e grave të punësuar nga Ministria e Jashtme janë në kategorinë më të ulët C të punëve të shërbimit civil, duke punuar si asistente administrative dhe të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *