Largimi i Santiago Solarit nga stoli i Realit të Madridit është i pashmangshëm dhe në garë për t’i marrë vendin janë dy emra.
Të dy teknikët e kanë drejtuar më herët ekipin dhe në këtë rast do bëhej fjalë për një rikthim. Sipas spanjolles “AS”, dy trajnerët që mund të marrin drejtimin e galaktikëve janë portugezi Murinjo dhe Zinedin Zidan.
Sipas medias në fjalë, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend që të marrin një trajner të përkohshëm por do nisin menjëherë nga drejtimi i ekipit duke ia besuar drejtimin njërit prej dy emrave të lartpërmendur.
Murinjo e ka drejtuar Realin e Madridit për 3 sezone (2010-2013) duke fituar një kampionat (2012), një Kupë Mbreti (2011) dhe një Superkupë Spanje (2012).
Francezi Zidane nga ana e tij e ka drejtuar ekipin për 3 sezone (2015-2018) duke qenë shumë më i suksesshëm se Murinjo, duke qenë se ka fituar një kampionat (2017), 3 Liga Kampionësh (2016, 2017, 2018)një Superkupë Spanje (2017), 2 Superkupa UEFA (2016, 2017), 2 botërorë klubesh (2016, 2017).