Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.
Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.
Viktima,64-vjeçarja Hava Shehu jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg të akuzuar për “vjedhje”.
Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijimin, raporton BalkanWeb.
Njoftimi nga policia:
Sot më datë 08.03.2019 është gjetur e vetvarur në banesë nga familjarët shtetasja H.SH, 64 vjeçe, banuese në fshatin Drenovicë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.