Një deputet i rangut të lartë nga partia qeverisëse e Angela Merkel tha se një musliman mund të bëhet kancelar gjerman deri në vitin 2030, duke kapur titujt e mediave në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar një reagim të ashpër.
Ralph Brinkhaus, i cili drejton Kristian Demokratët (CDU) në parlamentin gjerman, mund të kishte shmangur të qenit lajm i faqes së parë, nëse nuk do i ishte bërë një pyetje e veçantë nga portali evangjelik i lajmeve “Idea”.
Partia CDU e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Kancelarja Angela Merkel, vajza e një pastori gjerman në Gjermaninë lindore, ka kohë që është krenar për gërmën ‘C’, e cila qëndron për vlerat e krishtera, tha Brinkhaus që shtoi duke thënë: Vlerat njerëzore janë më të rëndësishme se besimet fetare.
“CDU nuk është një bashkësi fetare – kjo është ajo që na dallon nga Kisha Katolike dhe unë jam anëtar i CDU-së. Nuk do ishte çudi që një musliman të bëhej kancelar i Gjermanisë në 10 vitet e ardhshme”, tha ai.