Vendosni fjalën kyçe....

Pasi i shpëtoi protestës së Roskovecit, Rama bën “koreografin” me gratë e Fierit (VIDEO)


Pasi i shpëtoi bllokimit të rrugës të banorëve të Roskovecit, kryeministri Edi Rama ia nisi valles me gratë e strukturave të PS-së në Fier.

Rama i ftoi gratë në kërcim dhe i vetmi burrë u fut në mesin e tyre.

“Gaz, gjej një muzikë për vallëzim. Jo nga ai vallëzimi grua më grua. Po për të gjitha gratë, festë dhe protestë. Futuni të gjitha këtu për vallëzim, jo për të më shqyer mua.”, tha Rama i cili nuk u ndal me kaq.

Kryeministri luajti dhe rolin e koreagrafit dhe në ditën e tyre, u jepte sugjerime se si duhej të kërcenin: “Duart lart”, “Jo ashtu”.

“Shumë i trishtë, jam gjallë akoma. Gjallëëëë. Shumë faleminderit, rrofshin gratë. Rrofshi ju sepse ju jemi kot.”, tha Rama mes turmës së grave.

Ditën e sotme banorët e Roskovecit e pritën me protesta dhe bllokuan rrugën. Rama ndryshoi axhendën duke shtyrë orarin e vizitës së tij në Fier ndërsa policia u shfaq në vendin ku po protestonin qytetarët për t’i shpërndarë.

Kur qytetarët mësuan se Rama kishte mbërritur në fshatin Vërçalli të Fierit, tentuan të niseshin në një marshim por kordoni policor i pengoi.

Mes palëve nisi një përplasje fizike dhe në një moment banorët arritën ta thyenin kordonin, por vetëm për pak çaste.

Protestuesit në Fier për pak çaste kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë, që i kishte ndërprerë

“Nuk jemi kundër policë, nuk jemi kundër jush. Protesta është paqësore, nuk ka absolutisht asnjë shenjë dhune. Do ti japim një mesazh kryeministrit të rrëzuar moralisht se ai nuk ka punë në Fier.

Hapni rrugën se do kalojmë. Jeni vëllezërit tanë, kushërinjtë tanë, shokët tanë, bashkëqytetarët tanë.”, tha kreu i PD-së së këtij qarku, Luan Baçi.

Pasi qytetarët e Roskoveçit e pritën mëngjesin e sotëm me protesta, duke bllokuar rrugën dhe djegur goma, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar axhendën e ditës duke e shtyrë vizitën për më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *