Protestuesit në Fier për pak çaste kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë, që i kishte ndërprerë rrugën. Policët janë mobilizuar duke arritur ta krijojnë sërish kordonin dhe të mos lejojnë protestuesit të kalojnë.
Ende vazhdon përplasja mes forcave të rendit dhe qytetarëve të Roskovecit, të cilët janë nisur në një marshim drejt vendit ku kryeministri Edi Rama ka nisur takimin në Vërçalli të Fierit.
“Nuk jemi kundër policë, nuk jemi kundër jush. Protesta është paqësore, nuk ka absolutisht asnjë shenjë dhune. Do ti japim një mesazh kryeministrit të rrëzuar moralisht se ai mnuk ka punë në Fier.
Hapni rrugën se do kalojmë. Jeni vëllezërit tanë, kushërinjtë tanë, shokët tanë, bashkëqytetarët tanë.”, tha kreu i PD-së së këtij qarku, Luan Baçi.
Policët janë të pajisur me shkopinj gome dhe me skafandra.
Pasi qytetarët e Roskoveçit e pritën mëngjesin e sotëm me protesta, duke bllokuar rrugën dhe djegur goma, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar axhendën e ditës duke e shtyrë vizitën në kishën e Kurjanit për më vonë.
Vetëm pak minuta më parë Rama mbërriti në Vërçalli të Fierit, ka nisur takimin nga ku protestuesit kërkojnë ta përzënë./Hashtag.al