Vendosni fjalën kyçe....

Polici qëllon 14 herë të dyshuarin për vjedhjen e një makine (Pamje të rënda)


Pamjet shqetësuese të një oficeri që qëllon plot 14 plumba ndaj një shoferi brenda në makinë, janë publikuar nga Departamenti i Policisë së Little Rock në Arkansas, si hapi i parë i një hetimi që ka nisur mbi incidentin e rëndë.

Oficeri Charles Starks ndaloi një mjet që dyshonte se ishte i vjedhur më 22 shkurt. Sipas një raporti të policisë, shoferi Bradley Blackshire nuk iu bind udhëzimeve të oficerit dhe e shtyu automjetin e tij përpara duke goditur Stark.

Në fillim të filmimit, Stark dhe automjeti nuk janë të dukshëm, por zyrtari mund të dëgjohet teksa urdhëruar Blackshire të dalë nga makina.

Më pas vetura shfaqet dhe ecën përpara me oficerin sipër kofanos. Menjëherë polici nis të qëllojë më armë para se t’i vijë në ndihmë kolegu i tij. Starks është liruar nga detyra dhe një hetim po kryhet aktualisht nga FBI-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *