Vendosni fjalën kyçe....

Rama konfirmon Subashin si kandidat për bashkinë e Fierit


Armando Subashi është konfirmuar si kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Fierit.

Kryeministri Rama që ndodhet në qytetin e Fierit, e ka pohuar këtë gjë teksa foli para banorëve të Libofshës në kuadër të veprimtarisë “100 fshatrat”, ku shtoi se në mandatin e dytë të Subashit, projekti i rilindjes rurale do vijonte të zhvillohej më tej.

“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës. Dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë.

Kemi identifikuar si potencial të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre fshatrave, sheshet e këtyre fshatrave, jo vetëm për ata që jetojnë këtu, por edhe ata që do të vijnë këtu për të pirë një kafe apo gotë raki. Qeveria dhe programi i “100 fshatrave” ka fonde për bujtina”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *