Vendosni fjalën kyçe....

Rama uron “8 Marsin”, qytetarët i kthehen: Ua ke bërë jetën skëterrë mamave të shkreta!


Kryeministri Edi Rama uroi sot gratë shqiptare për “8 Marsin, duke publikuar një foto të tijën ku shfaqej mes bashkëshortes Linda dhe nënës së tij Anetës.

“MIRËMËNGJES dhe një 8 Mars të gëzuar për të gjitha gratë dhe vajzat”, shkruan Rama.

Mirëpo përdoruesit e “Facebook”ut iu kanë kundërvënë kryeministrit duke thënë se sot mbase ka vetëm bashkëshortja e tij arsye të gëzojë, pasi 90% e grave shqiptare nuk e kalojnë aq gëzueshëm.

Një komentues i shkruan Ramës të ikë t’i urojë nënat dhe motrat e shqiptarëve, nëpër fasoneritë ku punojnë si skllave dhe nuk marrin më shumë se 250-300 mijë lëkë të vjetra.

“Ik uroji neper fabrika e fasoneri nenat e motrat e shqiptarve qe punojë si slleverit te ata italianet qe ti u the e kemi rrogen minimale 450 euro. Por ato nëna e motra shqiptare marrin nga 250 mij lek 300 mij lekë e shumë motra e nena shqiptare kan 27 vjet qe e kane braktis Shqiperine. E kur te kthejne pergjigje keto zarat e servilat e tu ben mire t’ja tregosh se ke dhe ti 20 vjet ne pushtet.  Zhgenjim i madh per nenat e motrat shqiptare, po flas per ate pjese te grave qe ulin koken e punojne, kane dinjitet e vuajne. Urimi yt ishte per keto palo femna karrieriste e servile.”, shkruan qytetari.

Një tjetër shkruan se Rama ua ka bërë jetën skëterrë “mamave të shkreta që u kanë ik djemtë jashtë shtetit”.

Ndërkohë ka edhe nga ata që kujtojnë se sot është një ditë proteste he gratë s’kanë nevojë për urime, dhurata e lule, por vetëm t’u plotësohen të drejtat e tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *