Vendosni fjalën kyçe....

Salianji në Prokurori për çështjen “Babale-Xhafaj”: Nuk kam frikë, ju them atë që s’dini


Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur si i pandehur për çështjen “Babale-Xhafaj”.

Në një deklaratë për mediat, Salianji është shprehur se tejkalim i çdo norme vendosja n%n akuzë e gazetarit Jetmir Olldashi, pse ka zbuluar një rrjet të trafikut të drogës.

“Nuk kam marrë dijeni për personat e tjerë, di që në mënyrë të turpshme,se nuk ka problem për rastin tim se unë agjitator jam, por marrja e një gazetari si Jetmir Olldashi sit ë pandehur dhe vendosja nën akuzë për shkak se ka zbuluar një rrjet të trafikut dhe ka vazhduar më tej investigimin duke shkuar në dy fshatra të Vlorës duke treguar me video dhe jo vetëm me audio trafikun e drogës që zhvillohej në Vlorë është jo vetëm e papranueshme pir tejkalim i çdo norme e parimi të shtetit të së drejtës”, tha Salianji.

Ish-deputeti demorkat tha se akuza që rëndon ndaj tij është “Agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi”.

Por pavarësisht akuzave, Salianji tha se nuk ka frikë pasi është në të drejtën e tij. “Frika nuk hyn dhe nuk është nga ndjesitë e mia fare, kështu që më tepër kur jam në të drejtë.”

Madje ish-deputeti shtoi se Shërbimet Sekrete kanë qenë në ndjekje të geron xhafajt, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafajt dhe e konsideron “shërbim të madh ndaj vendit” kapjen e tij.

“Rasti i Geron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt në lehtësimin e trafikut të drogës për hir të vëllait të vet, është çështje e ditur, por e paditur është se dhe shërbimi sekret apo institucionet e tjera kanë qenë në ndjekje të tij për ta kapur.

E kapi Babalja më para. Pavarësisht situatës ku ndodhet ai. Sapo ta kem dosjen e plotë do jua jap.

Por dhe Prokurorët dhe shërbimet sekrete dhe të gjitha shërbimet partnere kanë qenë në ndjekje të Geron Xhafajt për ta kapur, e kemi kapur ne, ky është një shërbim që i kemi bërë vendit.”, tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *